All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Zelensky pritet nga Presidenti Macron në kryeqytetin francez

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 18:14 | Bota
All - Paragraf - 1

Zelensky pritet nga Presidenti Macron në kryeqytetin francez

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Pallatin Elysee në Paris dhe po përshëndetet nga homologu Emmanuel Macron.

All - Paragraf - 3

Sipas mediave të huaja, Presidenti ukrainas ndodhet në Francë përpara një samiti të liderëve evropianë për Ukrainën.

Zyrtarët thanë se diskutimet e mëparshme në takimin në Paris do të përqendroheshin në një sërë çështjesh, të tilla si se si të forcohet Ukraina ushtarakisht për të penguar sulmet e ardhshme dhe si të monitorohen armëpushimet e kufizuara mbi objektivat detare dhe infrastrukturën energjetike.

Kujtojmë se ditën e djeshme SHBA njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën për t’i dhënë fund luftimeve në Detin e Zi, por më pas Rusia vendosi si kusht heqjen e sanksioneve për të vënë në jetë këtë dakordësi, shkruan A2 CNN.

Megjithë premtimet dhe lëvizjet e administratës së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të arritur armëpushimin në luftën në Ukrainë, një gjë e tillë ende nuk është arritur. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos