“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Këshilli i Evropës i heq imunitetin Thorbjorn Jagland-it

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2026, 16:40 | Bota

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”,

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjorn Jagland, pas një kërkese nga policia norvegjeze, e cila ka nisur një hetim për korrupsion në lidhjet e tij me autorin e dënuar të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein, raporton A2CNN.  

Vendimi për heqjen e imunitetit të Jagland u mor unanimisht nga Komiteti i Ministrave i KiE-së të mërkurën në mëngjes.  

Me kërkesë të autoriteteve norvegjeze, organi vendimmarrës statutor i Këshillit të Evropës vendosi të heqë imunitetin z. Thorbjørn Jagland në cilësinë e tij si ish-Sekretar i Përgjithshëm”, njoftoi Këshilli i Evropës të mërkurën.

KiE shtoi se vendimi vjen pas “zbulimeve mediatike që nga nëntori i vitit 2025” që lidhën Jaglandin me Epsteinin.

Hetimet do të fokusohen në faktin nëse Jagland ka marrë dhurata, udhëtime falas, apo favore të tjera nga Epstein. Kujtojmë që një email të Jagland më 25 maj të 2012-ës, ai i drejtohet Epsteinit me fjalët: “Kam qenë në Tiranë. Vajza të jashtëzakonshme”.

Epstein, për të cilin  prokurorët pretendojnë se “krijoi një rrjet të gjerë viktimash të mitura që ai t’i shfrytëzonte seksualisht”, kishte korrespondencë të përsëritur me zyrtarë të fuqishëm në të gjithë Evropën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos