Valët e të nxehtit që kanë goditur Spanjën kanë pasur një ndikim shkatërrues në mjedis, por edhe në jetën e njerëzve.
E fundit, në veçanti, më e gjata, e regjistruar nga 3 deri më 18 gusht, ishte gjithashtu më vdekjeprurësja, me 1,149 vdekje që i atribuohen temperaturave përvëluese, të cilat në jug të gadishullit arritën në 45°C.
Sipas vlerësimeve nga Sistemi i Monitorimit të Vdekshmërisë Ditore, i menaxhuar nga Qendra Kombëtare e Epidemiologjisë e Institutit Shëndetësor Carlos III, që nga fillimi i sezonit të verës janë regjistruar 2,635 vdekje që i atribuohen valëve të të nxehtit, një rritje prej 40% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024.
Ndërkohë, vendi është duke u përballur me disa vatra zjarri, që konsiderohen si më të mëdhatë në histori. (A2 Televizion)