Të paktën 50 persona humbën jetën në një zjarr që ra në një varkë që transportonte 75 refugjatë sudanezë pranë brigjeve të Libisë më 14 shtator.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) njoftoi numrin e të vdekurve, duke thënë se ishte "thellësisht e trishtuar nga humbja tragjike e jetëve".
Agjencia e OKB-së raportoi se u ofroi kujdes mjekësor të mbijetuarve. "Nevojiten veprime urgjente për t'i dhënë fund tragjedive të tilla në det", shkroi IOM. (A2 Televizion)