“SPAK duhet të shkrihet!” Deputeti i PD bën deklaratën e fortë: Nuk ka ndalur asnjë aferë  

Nga A2 CNN
15 Shtator 2026, 14:01 | Politikë

Deputeti i PD Klevis Balliu ka deklaruar se SPAK-u duhet të shkrihet, pasi sipas tij Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar po garanton vijueshmërinë e vjedhjeve të qeverisë.

I ftuar në emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN, Balliu vuri në dukje faktin që SPAK nuk kryen konfiskime gjatë hetimeve të aferave mazhorancës.

Kjo është pseudo-drejtësi, pseudo-sistem. Kjo strukturë duhet të shkrihet! Kjo strukturë po garanton vazhdueshmërinë e vjedhjes së Edi Ramës. Edhe SPAK-u, po po. Më thoni çfarë kanë konfiskuar nga vjedhja. Ku janë lekët?! Më thoni një aferë që kanë ndaluar. Arrestuan Beqajn për sterilizimin, ne vijojmë paguajmë për sterilizimin. Arrestuan këta për inceneratorët, ne vijojmë paguajmë për inceneratorët. Këta janë garantët e aferave! Aferat vazhdojnë prej këtyre”.

Ndër të tjera Balliu tha se SPAK-u ka kandidatët e vet në zgjedhje, dhe zgjedhja e Ervin Demos si ministër i Brendshëm lidhet me faktin që ai është miku i Klodian Brahos.

SPAK-u është politikë. Ka kandidatët e vet. Këtë ministrin e Brendshëm Demo, e ka të vetin ai, mikun e vet, që e ka në listën e Beratit. Klodian Braho është mik i afërt i Demos, dhe emërimi i Demos lidhet pikërisht me këtë çështje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos