Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për lirimin nga qelia

Nga Armand Bajrami
15 Shtator 2026, 12:26 | Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për lirimin nga

Gjykata e Posaçme vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta, për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg”, raporton A2 CNN.

Meta do të vazhdojë të qëndrojë në qeli gjatë kohës që zhvillohet gjyqi i tij. Të hënën, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lejojë Metën të qëndrojë jashtë kafazit prej xhami gjatë seancave.

Ish-presidenti kërkonte zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” në një masë më të butë, me arsyetimin se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për ta mbajtur të izoluar.

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë ka regjistruar një rekurs të Metës, ku ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që refuzuan zbutjen e masës ndaj tij.

Ilir Meta qëndron në qeli prej tetorit 2024, ndërsa gjykohet për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos