Rritja e incidenteve në Gjermani, propozohet vendosja e barrierave të biletave në stacionet e trenave

Nga A2 CNN
15 Shtator 2026, 08:41 | Bota

Rritja e incidenteve në Gjermani, propozohet vendosja e barrierave të

Ministri gjerman i Transportit, Steffen Bilger, ka shprehur gatishmërinë për vendosjen e barrierave të kontrollit të biletave në hyrje të stacioneve të mëdha hekurudhore në vend, në një kohë kur është rritur numri i sulmeve të dhunshme ndaj kontrollorëve të trenave gjatë kontrolleve rutinë të biletave.

Në deklarata për gazetat e grupit mediatik “Funke”, Bilger tha se do të kishte kuptim që hyrja në stacione të kontrollohej më rreptësisht, duke u siguruar që personat që hyjnë të kenë bileta të vlefshme.

Aktualisht, stacionet hekurudhore në Gjermani nuk kanë barriera për kontrollin e biletave. Punonjësit e Deutsche Bahn qarkullojnë rregullisht në trena dhe u kërkojnë pasagjerëve të paraqesin bileta të vlefshme.

Në vende të tjera ndonjëherë është e mundur ta aksesosh platformën për udhëtime në distanca të gjata vetëm me një biletë. Ky sistem nuk mund të zbatohet drejtpërdrejt në Gjermani, sepse kemi stacione hekurudhore që janë zhvilluar me kalimin e kohës.”

Si shembuj të vendeve ku barrierat e kontrollit të biletave janë normë, ai përmendi Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

Gjermania ka regjistruar së fundmi një rritje të incidenteve të dhunshme në trena. Në shkurt, një kontrollor treni humbi jetën për shkak të plagëve të marra pasi u sulmua fizikisht nga një pasagjer që nuk kishte biletë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos