Vetëm 34 vjeç, Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 12:55 | Bota
Vetëm 34 vjeç, Macron emëron kryeministrin e ri të
Gabriel Attal

Një ditë më parë, kryeministrja e Francës, Élisabeth Borne, njoftoi dorëheqjen nga posti i saj. Sipas mediave të huaja, ditën e sotme është emëruar pasardhësi i saj, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për Gabriel Attal.

Emmanuel Macron ka emëruar ministrin 34-vjeçar të Arsimit, në krye të qeverisë, i cili pritet t’i japë një frymë të re mandatit të tij të dytë, përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

Lëvizja nuk do të çojë domosdoshmërisht në ndonjë ndryshim të madh politik, por sinjalizon një dëshirë që Macron po përpiqet të lëvizë përtej reformave jopopullore të pensioneve dhe imigracionit të vitit të kaluar dhe të përmirësojë shanset e partisë së tij qendrore në votimin e qershorit në Bashkimin Evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos