Vrasja e Haniyeh, SHBA dhe Katari vijojnë përpjekjet për armëpushim në Gaza

Nga A2 CNN
31 Korrik 2024, 18:35 | Bota

Vrasja e Haniyeh, SHBA dhe Katari vijojnë përpjekjet për

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani zhvilluan bisedën e radhës ku folën për vazhdimin e punës për një armëpushim në Gaza/

Pas vrasjes së Ismail Haniyeh, një figurë e rëndësishme në negociatat e armëpushimit, Blinken tha se imperativi për të arritur një armëpushim dhe rëndësia që ai ka mbetet ende.

Katari, i cili ka ndërmjetësuar bisedimet midis Hamasit dhe Izraelit, deklaroi se vrasja e Haniyeh mund të rrezikojë bisedimet.

Më herët, kryeministri i Katarit pyeti në një postim në X: "Si mund të ketë sukses ndërmjetësimi kur njëra palë vret negociatorin në anën tjetër?" (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos