Gjendet nën gërmadha trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut

Nga A2 CNN
31 Korrik 2024, 18:22 | Bota

Gjendet nën gërmadha trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut

Trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut Fuad Shukr është gjetur nën gërmadha në periferitë jugore të kryeqytetit libanez Bejrut. Lajmin e bën të ditur Reuters duke cituar dy burime.

Kujtojmë se ushtria izraelite njoftoi vonë të martën se kishte vrarë Shukr, të cilit iu referua si komandanti më i lartë i Hezbollahut dhe të cilin e fajësoi për një sulm në fundjavë.

Si pasojë e këtij sulmi, dhjetëra të rinj në Golan-in e pushtuar nga Izraeli humbën jetën.

Gjendet nën gërmadha trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos