Vritet në Ukrainë gjenerali rus i shpallur “Hero i Rusisë”

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 18:15 | Bota

Vritet në Ukrainë gjenerali rus i shpallur “Hero i

Një gjeneral-major rus, i nderuar vetëm pak ditë më parë me titullin “Hero i Federatës Ruse”, është vrarë në rajonin e Donetskut. Ukraina pretendon se ai u eliminua në një sulm me dron, ndërsa Rusia ka konfirmuar vdekjen e tij.

Bëhet fjalë për Anton Feliksovich Grunysh, 46 vjeç, një oficer me një karrierë të gjatë në ushtrinë ruse. Sipas palës ukrainase, Grunysh u vra më 12 shtator pranë Kintrativkës, në rajonin e Donetskut, gjatë një sulmi me dron.

Komandanti i Forcave të Sistemeve Pa Pilot të Ukrainës, Robert Brovdy, tha se forcat ukrainase ishin përgjegjëse për goditjen. Ndërkohë, një video e publikuar nga burime ushtarake ukrainase ia atribuon sulmin Brigadës së 427-të të Sistemeve Pa Pilot “Rarog”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos