Rrëzohet helikopteri i një televizioni në Los Anxhelos, tre të vdekur

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 08:56 | Bota

Rrëzohet helikopteri i një televizioni në Los Anxhelos, tre

Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë dërguar në spital pasi një helikopter i një televizioni informativ u rrëzua në një zonë periferike të Los Anxhelosit, njoftuan autoritetet zjarrfikëse të qytetit.

NBC Los Angeles konfirmoi se helikopteri ishte “NewsChopper4”, i cili ndodhej në zonë të martën për të raportuar mbi një aksident fatal me autobus.

Helikopteri u rrëzua pak para orës 19:00 sipas kohës lokale mes dy ndërtesave tregtare në lagjen Chatsworth.

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit tha se ende nuk dihej se sa persona ndodheshin në bord dhe emrat e viktimave nuk ishin bërë publikë.

Zjarri i shkaktuar nga rrëzimi u përhap në katër automjete dhe dy kontenierë magazinimi, ndërsa më shumë se 70 zjarrfikës u angazhuan në vendngjarje.

Gjatë një transmetimi emocional në NBC4, gazetarja veterane Colleen Williams konfirmoi se helikopteri i rrëzuar ishte ai i stacionit lokal të lajmeve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos