
Të paktën 60 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një miniere ari në veri të qytetit Al-Nuhud, në shtetin e Kordofanit Perëndimor në Sudan.
Dyshohet se persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar operacionet gjatë gjithë natës.
Ngjarja ka ndodhur në minierën Al-Zara, në një zonë të largët, ku kushtet e pasigurta të punës dhe mungesa e masave të duhura të sigurisë e bëjnë nxjerrjen artizanale të arit veçanërisht të rrezikshme.
Sipas të dhënave paraprake, rreth 60 trupa janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa autoritetet ende nuk kanë një bilanc përfundimtar të viktimave.
Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për persona që mund të kenë mbetur të bllokuar nën masën e dheut dhe strukturat e shembura. (A2 Televizion)