Wittkof dhe Kushner shkojnë në Pakistan, Irani: Ministri i Jashtëm nuk do të takohet me amerikanët

Nga Rosalba Bejdo
25 Prill 2026, 14:24 | Bota

Të dërguarit e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Wittkof dhe Jared Kushner, do të udhëtojnë të shtunën në Pakistan. Sipas Shtëpisë së Bardhë, ata pritet të zhvillojnë diskutime me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Arakçi.

Por Teherani bëri të ditur se zyrtarët iranianë që ndodhen në Islamabad nuk kanë në plan të takohen me amerikanët për të diskutuar përfundimin e luftës.

Arakçi mbërriti në kryeqytetin pakistanez të premten. Megjithatë, sipas kreut të Këshillit të Sigurisë në Iran, ai nuk do të takohet me delegacionin amerikan dhe nuk do të diskutojë çështje që lidhen me programin bërthamor. Ai theksoi se ministri i Jashtëm ndodhet atje vetëm për bisedime dypalëshe me Pakistanin dhe se shqetësimet e palës iraniane do t’u përcillen zyrtarëve pakistanezë.

Të premten, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani po paraqet një ofertë, por ende nuk dihen detajet e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos