
Presidenti Xi Jinping apeloi që Kina dhe SHBA-të të jenë “partnerë dhe jo rivalë”, në kuadër të bisedimeve me peshë të lartë me homologun e tij amerikan Donald Trump, që u zhvilluan në Pekin e zgjatën gati dy orë, shkruan A2CNN.
Nga ana tjetër, Presidenti Trump e përshkroi Xi-n si një “udhëheqës të shkëlqyer” dhe thotë se marrëdhënia mes superfuqive do të jetë “më e mirë se kurrë më parë”.
Menjëherë pasi nisën bisedimet, mediat shtetërore kineze publikuan komentet e Xi-t, i cili paralajmëroi për një “konflikt” të mundshëm me SHBA-në lidhur me Tajvanin.
Tajvani është ndër disa çështje të ndërlikuara në axhendë, krahas tarifave, konkurrencës për teknologjinë dhe luftës me Iranin.
Trump shoqërohet në Pekin nga drejtues të industrisë së teknologjisë, përfshirë Elon Musk të Teslës dhe Jensen Huang të Nvidia-s. Para mbërritjes, ai tha se do t’i kërkonte Kinës të “hapej” ndaj industrisë amerikane. (A2 Televizion)