Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar në një bisedë të dytë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Biseda u zhvillua së bashku edhe me liderë të tjerë evropianë të vendeve anëtare të NATO-s, shkruan A2.
Mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup liderësh që morën pjesë në telefonatën e mëparshme të Zelenskyt me Presidentin amerikan.
Donald Trump nuk ishte pjesë e kësaj telefonate të dytë.
(A2 Televizion)