
Për 18 orë, në pistën avionëve të aeroportit të Hamburgut në Gjermani, një burrë ka mbajtur peng të bijën, duke bërë që të gjitha fluturimet të anuloheshin. Ankthi mori fund vetëm sot pasdite kur autoritetet mund të negocionin me babain e 4-vjeçares dhe ai u dorëzua pa rezistencë.
Mësohet se ngjarja lidhet me një mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijës që burri kishte me nënën e vajzës. Mosmarrëveshja mes tyre kishte filluar të shtunën mbrëma rreth orës 20:00 me orën lokale.
35-vjeçari e mbajti vajzën e tij 4-vjeçare në makinën e tij, të cilën e parkoi pranë një avioni të Turkish Airlines, pasi depërtoi në aeroport duke u përplasur me lokalin në portën e aeroportit dhe në pistë. Ai qëlloi dy të shtëna në ajër dhe hodhi dy shishe flakëruese, të cilat dukeshin si kokteje molotov, sipas një zëdhënësi të policisë.
A man with a weapon imprisoned a child in his car, disrupting the work of the airport in Hamburg: “A man, armed and entered the territory of Hamburg airport in an Audi, set up a barricade in a car with a child and stopped the work of the airport. Ignoring the security zones, he… pic.twitter.com/oPTFlbmYa0
— Petar Malbasic (@MalbasicPetar) November 5, 2023
Ai donte të lejohej të fluturonte drejt Turqisë me vajzën e tij, të cilën më parë e kishte rrëmbyer nga shtëpia e gruas në Stande, rreth 30 kilometra larg Hamburgut. Kjo situatë ka ngjallur polemika mbi kushtet e sigurisë rreth aeroportit të Hamburgut me shumë veta që pyesin se si një burrë arriti kaq lehtë në pistën e aeroportit me makinë. (A2 Televizion)