Zbuloi informacione për zv.presidentin amerikan, pezullohet agjenti i Shërbimit Sekret

Nga A2 CNN
14 Janar 2026, 09:55 | Bota

Zbuloi informacione për zv.presidentin amerikan, pezullohet agjenti i

Një agjent i Shërbimit Sekret amerikan, i caktuar në ekipin e sigurisë së zëvendëspresidentit JD Vance, është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se ka zbuluar informacione të ndjeshme mbi detyrën e tij. Lajmi u bë publik pasi një video e publikuar nga aktivisti konservator James O’Keefe tregonte agjentin duke dhënë detaje konfidenciale gjatë një takimi me një grua që rezultoi të ishte gazetare e fshehtë.

Në pamjet e publikuara, agjenti flet për oraret e udhëtimeve të zëvendëspresidentit, taktikat e avancuara të sigurisë dhe madje shfaq edhe stemën e tij zyrtare, si dhe dërgon fotografi nga Air Force Two, përcjell A2 CNN. Ai pranon gjithashtu se kishte nënshkruar marrëveshje konfidencialiteti, por pavarësisht kësaj, ndau informacionin.

Zëvendësdrejtori i Shërbimit Sekret, Matthew Quinn, deklaroi se institucioni “nuk toleron asnjë sjellje që mund të rrezikojë sigurinë, privatësinë apo besimin e personave të mbrojtur”. Sipas tij, rasti është nën hetim dhe agjenti mund të përballet me masa të tjera disiplinore.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një sulmi vandal ndaj banesës së JD Vance në Cincinnati, ku një person theu disa dritare me çekiç, por u arrestua shpejt nga agjentët e Shërbimit Sekret. Vance falënderoi publikisht autoritetet për reagimin e shpejtë, duke theksuar se familja e tij nuk ndodhej në banesë në momentin e incidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos