Zelenski dhe liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën, jo ndryshim të kufijve me forcë 

Nga A2 CNN
13 Gusht 2025, 16:43 | Bota

Zelenski dhe liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan Donald Trump për tëmbajtur anën e Kievit në takimin e se premtes me Vladimir Putin.

Në një telefonatë me kreun e Shtëpisë së Bardhë, udhëheqësit europianë pritet të ritheksojnë se asnjë vendim nuk duhet te merret pa Ukrainën, përfshirë ndryshimin e kufijve me forcë.

Trump ka thënë se çdo marrëveshje paqeje do të përfshijë shkëmbim të disa territoreve dhe besohet se një prej kërkesave të Putinit është që Kievi të dorëzojë pjesë të territorit në rajonin lindor të Donbas, të cilat ende i kontrollon.  

Të martën, Zelenski tha se një lëshim i tillë mund të përdoret si trampolinë për sulme të ardhshme të Rusisë, e cila ka siguruar fitore të reja territoriale. Trupat e Moskës, në një ofensive verore, kanë përparuar me 10 km brenda një periudhe të shkurtër, pranë qytezës së Dobropillia.

Teksa minimizoi arritjet e Rusisë, Zelenski tha se ishte e qartë që objektivi i Moskës ishte të krijonte idenë se ata po fitonin dhe Ukraina po humbiste ne prag të takimit me Trump.

Zelenski rikonfirmoi qëndrimin e tij se do të refuzonin çdo propozim për tu larguar nga Donbasi, që përbëhet nga rajonet lindore të Luhansk dhe Donetsk.

Moska ka aktualisht kontrollin e plotë të Luhanskut dhe 70 për qind të Donjeskut. Shtëpia e Bardhë tha të martën se të qenit në të njëjtën dhome me Putinin do t’i jepte SHBA idenë më të mirë se si t’i jepte fund kësaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos