“S’duhet të jesh këtu”, eksperti lexon buzët e Trump dhe Macron nga dialogu në Bazilikën e Shën Pjetrit

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 09:53 | Bota

“S’duhet të jesh këtu”, eksperti lexon buzët e

Takimi ballë-përballë i Trump me Zelensky-n në dy karrige të vendosura në qendër të Bazilikës së Shën Pjetrit me rastin e funeralit të Papa Françeskut ishte ngjarja diplomatike që shënoi ceremoninë e së shtunës në Vatikan.

Megjithatë, me sa duket, në takim u përpoq të merrte pjesë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, por homologu i tij amerikan e ka nxjerrë “jashtë loje”.

Videoja ku Trump mesa duket i kërkonte Macron të largohej u bë virale në rrjet dhe një ekspert i leximit të buzëve i rekrutuar nga Daily Mail "lexoi" buzët e Presidentit të SHBA kur kreu i Elysse iu afrua.

“S’duhet të jesh këtu”, eksperti lexon buzët e
Sipas Nicola Hisling, Trump i tha Macronit: "Qetësohu, ulu, më lër pak",  - përpara se të shtonte disa sekonda më vonë: "Nuk duhet të jesh këtu, dua që të më bësh një nder, nuk duhet të jesh këtu".

I njëjti ekspert zbuloi se me të dëgjuar këto fjalë, Volodymyr Zelensky u pajtua me Trump.

Eksperti arriti të “deshifrojë” edhe atë që kapën kamerat nga takimi Trump-Zelensky. Sipas analizës së tij, Zelensky i tha Trumpit: "Unë do të doja që ju ta bëni këtë, por jo në këtë mënyrë", ndërsa presidenti amerikan ju përgjigj: "Është një strategji interesante, ju keni sigurinë time".

Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë e përshkroi takimin mes liderit amerikan dhe atij ukrainas si "shumë produktiv", ku Zelensky foli për një bisedë që mund të bëhet "historike". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos