
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas Zelenskyt, dy liderët kanë rënë dakord të takohen në Nju Jork.
Zelensky e cilësoi bisedën me Trump si të rëndësishme dhe tha se aktualisht ka një dinamikë diplomatike në përpjekjet për arritjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.
Presidenti ukrainas falënderoi Trump për vizitën e fundit në Kiev të përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Sipas tij, gjatë vizitës u diskutuan çështjet kryesore që lidhen me situatën në Ukrainë.
Zelensky theksoi se arritja e paqes mbetet prioriteti kryesor për Ukrainën. Ai përshëndeti gjithashtu nënshkrimin nga Trump të një projektligji që parashikon sanksione të reja ndaj Rusisë.
Takimi mes Zelenskyt dhe Trump pritet të zhvillohet në Nju Jork, ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit Ukrainë-Rusi vijojnë.
(A2 Televizion)