Moska kërcënon me përshkallëzim: Rusia paralajmëron intensifikim të sulmeve ndaj Kievit

Nga A2 CNN
20 Shtator 2026, 22:31 | Bota

Moska kërcënon me përshkallëzim: Rusia paralajmëron

Rusia ka paralajmëruar intensifikimin e sulmeve ndaj Kievit, duke e paraqitur vendimin si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me dronë të Ukrainës gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se forcat e armatosura do të vijojnë sulmet me armë me precizion të lartë ndaj objektivave ushtarake në Kiev.

Në përgjigje të sulmeve të regjimit të Kievit ndaj objektivave politikë në territorin rus, forcat e armatosura ruse do të vazhdojnë dhe do të intensifikojnë bombardimet e tyre duke përdorur armë me precizion të lartë kundër objektivave ushtarake në Kiev”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Moska akuzoi gjithashtu Ukrainën se po përpiqet të “pengojë shprehjen demokratike të vullnetit të popullit rus”, duke iu referuar sulmeve me dronë të raportuara gjatë procesit zgjedhor.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos