Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kryeson me 57.5% të votave

Nga A2 CNN
20 Shtator 2026, 22:11 | Bota

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kryeson me 57.5% të votave

Partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, kryeson zgjedhjet parlamentare në Rusi me 57.5% të votave, sipas rezultateve të para të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Shifra është regjistruar pas numërimit të rreth 14% të votave.

Votimi u zhvillua për tre ditë, nga 18 deri më 20 shtator, për zgjedhjen e 450 deputetëve të Dumës së Shtetit.

Procesi zgjedhor u zhvillua edhe në territore të Ukrainës të kontrolluara nga Rusia, një praktikë që është kundërshtuar nga autoritetet ukrainase.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka paraqitur procesin zgjedhor si një tregues të mbështetjes për politikat e tij dhe për luftën në Ukrainë. Ndërkohë, kritikët e Kremlinit kanë ngritur shqetësime për kufizimet ndaj opozitës dhe kushtet në të cilat u zhvilluan zgjedhjet.

Rezultatet mbeten paraprake dhe numërimi i votave vijon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos