Protestë në Prishtinë kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Nga A2 CNN
20 Shtator 2026, 21:00 | Aktualitet

Protestë në Prishtinë kundër vendimit të Hagës

Një flamur i madh kuqezi është shpalosur mbrëmjen e së dielës në qendër të Prishtinës, gjatë protestës kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit. Mes protestuesve është shpalosur flamuri shqiptar, i cili mbahej nga dhjetëra persona.

Në protestë janë parë edhe flamuj dhe pankarta të ndryshme. Qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Protesta zhvillohet pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos