Zelensky do të takohet sot me më shumë aleatë, zbardhen detajet

Nga A2 CNN
5 Shtator 2025, 11:05 | Bota

Zelensky do të takohet sot me më shumë aleatë, zbardhen

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se do të takohet sot me Antonio Costa-n, presidentin e Këshillit Evropian dhe kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico.

Sipas mediave të huaja, ata do të diskutojnë heqjen graduale të naftës ruse nga Sllovakia, me Kievin që është i gatshëm të propozojë alternativa.

Udhëheqësi ukrainas ka folur gjithashtu me shefin e NATO-s Mark Rutte këtë mëngjes, përcjell A2 CNN.

Zelensky i tha atij se garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të përpunohen shpejt dhe theksoi rëndësinë e forcimit të mbrojtjes ajrore të vendit të tij.

Kujtojmë se udhëheqësi ukrainas ishte në Paris dje për një samit të të ashtuquajturit koalicion të të vullnetshëmve.

Emmanuel Macron tha më pas se 26 vende evropiane ishin të gatshme të angazhonin trupa në një ‘forcë të pasluftës’ në Ukrainë, duke shtuar se SHBA-të do të finalizonin mbështetjen e tyre për garancitë e sigurisë në ditët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos