Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se ka nënshkruar dokumentet e kërkuara për të emëruar Denys Shmyhal ministër të ri të Mbrojtjes të vendit.
Sipas mediave të huaja, Shmyhal paraqiti dorëheqjen e tij si kryeministër këtë javë, si pjesë e një riorganizimi të qeverisë.
Duke njoftuar lajmin, Zelenskyy tha se Shmyhal do të ishte përgjegjës për rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë, për të ndihmuar vendin "të shtyjë luftën në Rusi".
Yulia Svyrydenko, aktualisht zëvendëskryeministrja dhe ministrja e ekonomisë, pritet të bëhet kryeministrja e re e Ukrainës.
Ish-ministri i mbrojtjes Rustem Umerov pritet të bëhet ambasadori i ri i Kievit në SHBA, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)