Zelensky i dërgon ultimatum Bjellorusisë: Hiqni pajisjet që ndihmojnë sulmet ruse ose do të veprojmë vetë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2026, 14:12 | Bota

Zelensky i dërgon ultimatum Bjellorusisë: Hiqni pajisjet që

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar ashpër Bjellorusinë, duke i kërkuar të çaktivizojë pajisjet sinjalizuese që, sipas Kievit, po përdoren nga Rusia për të orientuar sulmet ndaj territorit ukrainas.

Gjatë një konference për shtyp në Kiev, Zelensky deklaroi se autoritetet bjelloruse kanë afat rreth një javë për të hequr ose fikur këto sisteme, të cilat ndodhen në zona pranë kufirit me Ukrainën.

“Le t’i heqë këto pajisje, le t’i fikë. Mendoj se një javë është e mjaftueshme. Nëse nuk e bën, do ta bëjmë ne”, tha presidenti ukrainas, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi veprimet që mund të ndërmarrë Kievi.

Sipas Zelenskyt, stacionet e transmetimit të sinjaleve në Bjellorusi po përdoren nga forcat ruse për të ndihmuar navigimin dhe koordinimin e sulmeve ndaj objektivave në Ukrainë. Megjithatë, këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Presidenti ukrainas akuzoi gjithashtu udhëheqësin bjellorus, Alexander Lukashenko, se po mbështet indirekt makinerinë ushtarake ruse përmes furnizimeve me produkte të naftës.

Sot Bjellorusia është ndër furnizuesit kryesorë të ushtrisë ruse. Nëse dëshiron, Lukashenko mund ta ndalë këtë”, u shpreh Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos