Zelensky paralajmëron: Paketa të reja sanksionesh kundër Rusisë priten deri në fund të vitit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2025, 16:15 | Bota

Zelensky paralajmëron: Paketa të reja sanksionesh kundër

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky wshtw shprehur se paketa të reja sanksionesh ndaj Rusisë priten deri në fund të vitit.

Sipas mediave të huaja, Zelensky javën e kaluar nxiti BE-në të miratonte përdorimin e aseteve të ngrira ruse në një kredi dëmshpërblimi, përpara se Unioni të binte dakord përfundimisht për një kredi pa interes prej 90 miliardë eurosh (79 miliardë paund).

Ndërkohë sot, Presidenti i Ukrainës foli mbi sanksionet e vazhdueshme evropiane kundër Kremlinit, shkruan A2 CNN.

“Disa sanksione të tjera” kundër subjekteve ruse dhe mbështetësve rusë priten deri në fund të këtij viti, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

Sipas Zelenskyt, këto sanksione do të përfshijnë paketa kundër punonjësve në një kompleks ushtarak rus, me kombësi ruse dhe kineze - si dhe kundër atletëve që përdorin karrierën e tyre sportive për të promovuar agresionin rus.

“Po punojmë me institucionet evropiane mbi detajet e paketës së 20-të të sanksioneve të BE-së, me objektivin kryesor të zgjerimit të presionit të sanksioneve evropiane mbi asetet energjetike të Putinit dhe oligarkët e lidhur me të”, shtoi Zelensky.

Paketa e 19-të e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, e cila synonte flotën e saj në hije dhe ndaloi importet e gazit natyror të lëngshëm, u njoftua në tetor dhe hyri në fuqi muajin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos