Zelensky: Putin le të vijë në Kiev, po ia mbajti

Nga A2 CNN
30 Janar 2026, 11:20 | Bota

Zelensky: Putin le të vijë në Kiev, po ia mbajti

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk i ka pritur aspak mirë sugjerimet e përsëritura dhe provokuese të Vladimir Putinit se ai mund të shkojë në Moskë, shkruan A2 CNN.

Në një konferencë për mediat këtë mëngjes, Zelensky raportohet të ketë thënë: “Është absolutisht e pamundur që unë të takohem me Putinin në Moskë. Kjo do të ishte njësoj sikur Putini të vinte në Kiev. Edhe unë mund ta ftoj atë në Kiev, le të vijë. Po e ftoj publikisht, nëse ia mban, sigurisht”.

Megjithatë, ai theksoi se është i hapur për bisedime të vërteta paqeje në nivel liderësh. “Unë gjithmonë kam thënë se jam i gatshëm për çdo format që synon përfundimin e luftës dhe që funksionon realisht. Por në Moskë apo në Bjellorusi, kjo është thjesht e pamundur dhe është absolutisht e qartë pse? Sepse njëri prej këtyre vendeve është agresori që e nisi dhe po e zhvillon luftën kundër nesh, duke na vrarë, ndërsa vendi tjetër është partner i tij në këto veprime”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, tha më herët se Zelensky është i gatshëm të takohet me Putinin për të diskutuar dy çështjet kryesore ende të pazgjidhura: të ardhmen e centralit bërthamor të Zaporizhjës dhe ndryshimet e mundshme territoriale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos