Zelensky: Putin po e shtyn Ukrainën drejt katastrofës humanitare

Nga A2 CNN
24 Tetor 2025, 19:32 | Bota

Zelensky: Putin po e shtyn Ukrainën drejt katastrofës humanitare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e saj "që nga fillimi i luftës”, teksa theksoi se veçanërisht tani, kjo mbështetje është shumë e rëndësishme.

Sipas mediave të huaja, komentet Zelensky i bëri në përgjigje të komenteve të kryeministrit britanik Sir Kei Starmer.

Zelensky vijoi më tej duke akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se po e shtyn Ukrainën drejt një “katastrofe humanitare”.

“Putini nuk tregon se dëshiron ta ndalë luftën”, shtoi Zelensky, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ende nuk është gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos