Donald Trump po shkon drejt një rikthimi historik në Shtëpinë e Bardhë, teksa pak minuta më parë shpalli fitoren nga një skenë në West Palm Beach të Floridës.
Ajo që është interesante në këto zgjedhje, ka të bëjë me rritjen e mbështetjes për Trump në radhët e komuniteteve afro-amerikane dhe hespanike. Manjati e ka përmirësuar në mënyrë dramatike mbështetjen midis mbështetësve afro-amerikanë në Ëisconsin, një fushë beteje vendimtare që është pjesë e “Murit Blu” të Demokratëve, duke marrë rreth 20% mbështetje nga votuesit me ngjyrë, sipas një sondazhi të NBC.
Kjo është më shumë se dyfishi i 8% që ai mori në 2020 kur kishte përballë Biden.
Ai po ashtu ka marrë 38 për qind të votave nga komuniteti hispaniko-latin. Ky grup në 2020 mbështeti Joe Biden ndaj Trump me një diferencë prej 23 pikësh, 59% me 36%.
Shifrat janë kokforta dhe tregojnë se Trump ka pasur rritje të mbështetjes midis burrave latinë të paktën në 10 shtete kyçe.
Në vitin 2020, ata mbështetën Joe Biden ndaj Trump me një diferencë shumë më të madhe prej 23 pikësh, 59% me 35%, por pas 4 vitesh Trump e ka ngushtuar diferencën në vetëm 44%.
Gjatë fushatës së tij, Trump foli vazhdimisht për emigrantët e paligjshëm që marrin ato që ai i quajti 'punë të zeza' dhe punë hispanike.
Pew Research vlerëson se ka 34 milionë njerëz me ngjyrë me të drejtë vote në SHBA, një rritje prej 7% nga zgjedhjet e vitit 2020 dhe përbëjnë rreth 14% të votuesve me të drejtë vote.
Ata janë një pjesë thelbësore e koalicionit demokratik, që ndihmuan Barack Obamën të bëhej presidenti i parë me ngjyrë.
Trump injektoi një debat të ashpër për prejardhjen racore të rivales së tij, Kamala Harris në fushatë kur vuri në dyshim përkatësinë e saj etnike gjatë një interviste të diskutueshme me një grup gazetarësh me ngjyrë në Çikago.
Edhe pse Harris ka gëzuar mbështetje të fortë në mesin e votuesve afro-amerikanë, pyetja e së martës ishte nëse ajo mund të ruante diferencat e Bidenit dhe duket se zv/Presidentja nuk ia doli. (A2 Televizion)