Zhgënjimi francez për tarifat, Macron: Vendim brutal dhe i pabazë nga Trump

Nga A2 CNN
3 Prill 2025, 19:58 | Bota

Zhgënjimi francez për tarifat, Macron: Vendim brutal dhe i pabazë

Vendimet e Donald Trump për vendosjen e tarifave janë kritikuar ashpër nga Presidenti francez, Emmanuel Macron. Në një reagim gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve franceze, Macron tha se vendimi i Trump është brutal dhe i pavend.

“Vendimi i publikuar mbrëmjen e djeshme ishte sa brutal edhe i pavend. I pavend sepse ti nuk mund ta rregullosh pabarazinë në tregti duke vendosur tarifa. Baza e teorisë së ekonomisë tregon të kundërtën, veçanërisht pasi çekuilibri nuk merr parasysh shërbimet, duke përfshirë shërbimet digjitale për të përmendur vetëm një, nëse jo të tjerët. Efekti negativ i tarifave do të ndikojë mbi të gjitha në ekonominë amerikane. Dhe një gjë është e sigurt pas natës së kaluar: ekonomia amerikane, dhe amerikanët, qofshin bizneset apo njerëzit, do të dalin nga kjo luftë më të dobët dhe më të varfër se dje. Dhe ne duhet ta kthejmë atë. Ne duhet të qëndrojmë të fortë, sepse këto vendime nuk janë të durueshme për vetë ekonominë amerikane. Diagnoza amerikane në thelb, është e saktë por përgjigja është e gabuar. Zgjidhja nuk është vendosja e tarifave dhe të shkatërrosh tregtinë globale, zgjidhja është të rritësh produktivitetin në perëndim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos