Zi, por edhe festë në disa vende për vdekjen e Raisit

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 17:08 | Bota

Zi, por edhe festë në disa vende për vdekjen e Raisit

E teksa Irani ka shpallur 5 ditë zie për vdekjen në aksidentin ajror të presidentit Raisi, ka dhe nga ata që e shohin këtë ngjarje si një frymëmarrje për popullin iranian.

Qindra iranianë në ekzil u mblodhën përpara ambasadave në Berlin dhe Londër me parrulla kundër regjimit të ajatollahëve dhe presidentit tashmë të ndjerë.

Mes protestuesve, shumica nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, kishte nga ata që e cilësonin këtë ditë si një festë, teksa mbanin parrulla në duar me foton e Raisit me një kryq përsipër.

Raisi, i cili shihej prej kohësh si pasardhës i mundshëm i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, u vra në një përplasje helikopteri në një terren malor pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Helikopteri po transportonte gjithashtu ministrin e Jashtëm Hossein Amirabdollahian dhe gjashtë pasagjerë të tjerë, të cilët po ashtu humbën jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos