VIDEO| Zjarr në skenën e festivalit më të madh në botë të muzikës elektronike

Nga A2 CNN
16 Korrik 2025, 19:19 | Bota

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë skenën kryesore të festivalit të famshëm “Tomorrowland”, që mbahet në Boom, Belgjikë. Zjarrfikësit janë aktualisht në vendngjarje dhe po përpiqen të vënë nën kontroll flakët.

Sipas VRT News, ende nuk ka të dhëna të konfirmuara nëse ka persona të lënduar. Në momentin që shpërtheu zjarri, në vendngjarje nuk kishte vizitorë, pasi festivali pritet të nisë të premten, por rreth 1,000 punonjës ndodheshin në zonë, shkruan A2 CNN.

Banorëve përreth u është kërkuar të mbajnë dritaret dhe dyert e mbyllura për shkak të tymit të dendur. Pamjet e publikuara tregojnë flakët që kanë përpirë skenën kryesore, ndërsa re të mëdha tymi ngrihen në ajër. Në sfond dëgjohen edhe fishekzjarre që shpërthejnë, por mbetet e paqartë nëse ato kanë lidhje me shkakun e zjarrit.

Tomorrowland është një nga festivalet më të mëdha të muzikës elektronike në botë, që mbledh çdo vit mijëra adhurues nga e gjithë bota. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos