Zjarr në një spital në Milano, evakuohen pacientët

Nga A2 CNN
15 Janar 2026, 12:53 | Bota

Zjarr në një spital në Milano, evakuohen pacientët

Një zjarr shpërtheu në Pavijonin 16 të Spitalit Sacco të Milanos rreth orës 10:00 të mëngjesit më 15 janar. Mediat italiane bëjnë të ditur se flakët përfshinë një pjesë të Arkivit Diagnostikues brenda pak minutash, shkruan A2 CNN. Zjarri preku gjithashtu dhomat e zhveshjes dhe disa klinika ambulatore ku punonjësit e kujdesit shëndetësor po kryenin analiza dhe po ekzaminonin dhjetëra pacientë në atë kohë.

Sipas informacioneve të raportuara deri më tani nga mediat fqinje, askush në korridoret e spitalit të Milanos nuk është  lënduar ose helmuar. Ky rezultat u arrit falë përpjekjeve të përbashkëta të zjarrfikësve dhe stafit të spitalit, të cilët reaguan menjëherë për të shuar zjarrin.

A2 CNN përcjell se të gjithë pacientët u evakuuan dhe tridhjetë zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje po kryejnë operacione pastrimi.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të emergjencës dhe zjarrfikësve ishte thelbësore. Zjarrfikësit mbërritën me katër automjete dhe i shuan flakët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos