Zjarre gjigante rreth Jerusalemit! Hamasi: Palestinezë, digjni gjithçka, pyje dhe shtëpi

Nga A2 CNN
30 Prill 2025, 18:24 | Bota

Zjarre gjigante rreth Jerusalemit! Hamasi: Palestinezë, digjni

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyllin Eshtaol, në zonën malore në perëndim të Jerusalemit. Erërat e forta dhe rritja e papritur e temperaturave kanë kontribuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit.  

Autoritetet kanë lëshuar një urdhër të posaçëm për zjarret e mëdha, i cili aktivizohet në rast të zjarreve veçanërisht intensive dhe me rrezik humbjeje të kontrollit. Disa ekipe zjarrfikëse po punojnë për të vënë flakët nën kontroll, ndërkohë që është shpallur emergjencë kombëtare.

Zjarre gjigante rreth Jerusalemit! Hamasi: Palestinezë, digjni

Hamasi postoi një mesazh në Telegram duke i inkurajuar palestinezët të "djegin gjithçka që munden: pyje dhe shtëpi të kolonëve".

"Të rinj nga Bregu Perëndimor, Jerusalemi dhe Izraeli u vunë flakën makinave të tyre”. “Gaza pret hakmarrjen e të liruarve”, shkroi Hamasi.

Zjarre gjigante rreth Jerusalemit! Hamasi: Palestinezë, digjni

Më parë, në një postim në Telegram, Jenin News Network u bëri thirrje palestinezëve të “djegin pyjet pranë vendbanimeve”.

Që nga mëngjesi i sotëm, zjarre masive kanë shpërthyer në kodrat e Jerusalemit, duke çuar në shpalljen e një “gjendjeje të jashtëzakonshme kombëtare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos