
Kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Speciale, Charles Smith III, duke lexuar parashtrimet për veprën vrasje e paligjshme si krim lufte, tha se me veprimet dhe mosveprimet e anëtarëve të UÇK, gjetën vdekjen të paktën 96 persona. Sipas Speciales, në viktimat e vrasjeve të paligjshme u vranë me armë zjarri dhe të tjerë humbën jetën nga rrahjet.
“Në 12 komuna të Kosovës dhe në një rreth te Shqipërisë veriore, anëtarë të UÇK kryen veprime dhe mos veprime që rezultuan në vdekjen e së paku 96 personave që s’merrnin pjesë aktive në luftime. Në veçanti në vendndodhje të ndryshme në Kosovë dhe Shqipërinë veriore, viktimat e vrasjeve të paligjshme u vranë me armë zjarri, viktima të tjera humbën jetën nga rrahjet që pësuan. Kufomat e vrasjeve të paligjshme u gjetën në një gjendje që përbenin cenim të mëtejshëm të dinjitetit të tyre”. (A2 Televizion)