Sot verdikti i Gjykatës Speciale, nis seanca ku do të shpallet vendimi për 4 ish-drejtuesit e UÇK

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 10:17 | Aktualitet

Ka nisur rreth orës 10:00 seanca e Gjykatës Speciale, ku do të shpallet vendimi ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

6 vjet pas arrestimit të tyre, Gjykata Speciale do të shpallë sot aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Seanca po transmetohet drejtpërdrejt në disa sheshe të qyteteve të Kosovës ku janë grumbulluar qytetarë.

Mbështetës të ish-drejtuesve të UÇK janë mbledhur po ashtu pranë ndëresës së Gjykatës Speciale në Hagë.

Katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata dënime me nga 45 vjet burgim për secilin prej të pandehurve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos