
Qindra shqiptarë janë mbledhur në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Mbështetësit kanë udhëtuar nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, ndërsa janë grumbulluar pranë objektit të gjykatës në ditën kur pritet shpallja e aktgjykimit për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në duart e tyre mbajnë flamuj të UÇK-së dhe simbole shqiptare, ndërsa në zonën pranë gjykatës janë krijuar grumbullime të mbështetësve.
Seanca është publike dhe transmetohet edhe online. Ndërkohë, autoritetet holandeze kanë shtuar masat e sigurisë në zonën pranë objektit të Dhomave të Specializuara, në funksion të zhvillimit të seancës dhe tubimeve të paralajmëruara. (A2 Televizion)