Hagë, Policia holandeze urdhëron turmën të largohet nga ndërtesa e gjykatës: Do të përdorim forcën

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 09:37 | Aktualitet

Hagë, Policia holandeze urdhëron turmën të largohet nga

Policia holandeze u ka dhënë urdhër të gjithë të mbledhurve para ndërtesës së Hagës që të largohen nga aty në prag të shpalljes së vendimit për katërshen e UÇK-së. Ata kanë paralajmëruar se përndryshe do të përdoret forca kundër tyre.

 “Urdhër nga policia që të largoheni nga ndërtesa e tribunalit. Përndryshe jemi të detyruar që të përdorim forcën ndaj jush”, thuhet në urdhrin e policisë, raporton KosovaPress. 

Forcat e policisë holandeze janë shtuar rreth ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë, pak para shpalljes së vendimit për katër ish-krerët e UÇK-së.

Tensionet janë shtuar në zonën përreth Gjykatës Speciale, ndërsa policia ka përforcuar praninë e saj në prag të momentit kur pritet të shpallet vendimi. Seanca për shpalljen e vendimit pritet të nis nga ora 10:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos