18 vite shtet! Nga nënshkrimi i deklaratës së pavarësisë te mesazhet e Fatmir Sejdiut dhe akuzat në Hagë si goditje ndaj historisë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2026, 17:25 | Aktualitet

Ish-presidenti i Kosovës dhe një nga firmëtarët e deklaratës së pavarësisë, Fatmir Sejdiu ka rrëfyer në Ditarin me Pandi Gjatën në A2 CNN përjetimet e atyre ditëve të 18 viteve më parë.  Duke e konsideruar një ngjarje e jashtëzakonshme, pavarësinë e Kosovës, ai kujtoi netët pa gjumë dhe emocionet para shpalljes së pavarësisë dhe gëzimi i njohjeve të para të shtetit më të ri.  

“Janë 3-4 net para që nuk kam bërë gjumë të rehatshëm dhe me emocione se çfarë do të bëjmë ditën e nesërme që zëri i Kuvendit të Kosovës të dëgjohet në skajet e botës. Një moment i rëndësishëm është kur kanë ardhur njohjet e para të gëzimit dhe kanë vashduar me njohe të fuqishme si SHBA dhe vende të BE-së, që e kanë bërë për të dhënë kumtin e shkëlqyeshëm të Kuvendit për fazën e re që kishim hyrë. Janë bërë 18-vjeçarë vajzat e djemtë e lindur atë ditë. Kemi hyrë në fazën që Kosova kujdeset për paqen e stabilitetin ndak vetes e fqinjësisë”.

Sejdiu theksoi se procesi u karakterizua nga pjekuria e qytetarëve, duke rrëzuar frikën për destabilitet apo hakmarrje pas shpalljes së pavarësisë.

“Kujdesi që është marrë nga ana jonë si president, qeveri dhe institucione të tjera që të mos kalonte jashtë rrjedhës normale dhe të ketë një gëzim normal një gëzim i cili me gjithë spontanitetin e vet ka dëshmuar pjekurinë e qytetarëve të Kosovës, sepse kishte mjaft ogure të këqija në kuptimin e përmendjes, se Kosova do të bëhet faktori i destabilitetit në rajon, se nga Kosova do të ikin apo do të shpërngulen serbë në mënyrë kolektive, se do të ketë hakmarrje ndaj tyre dhe forma të tjera që absolutisht nuk ndodhi asgjë dhe pikërisht këto momente që i kishim para vetes në një dinamikë jashtëzakonisht të mirë, që të kemi një ndarje të zhvillimeve të Kosovës në dy epoka, në ato para dhe pas pavarësisë edhe në këtë që do të hyjmë në epokën e pavarësisë duke pasur parasysh pjekurinë e qytetarëve të saj duke pasur parasysh se nuk ka qenë asnjë gotë e thyer”, u shpreh Sejdiu në Ditarin me Pandi Gjatën në A2 CNN.

Si një nga 3 firmëtarët e deklaratës së pavarësië Fatmir Sejdiu kujtoi në A2 CNN, momentin e nënshkrimit dhe bashkëpunimi me ndërkomëbatrët e kryesisht Shtetet e Bashkaura të Amerikës.

“Kemi bërë nënshkrime të përbashkëta dhe mekryeministrin dhe me Kuvendin e Republikës. Ka qenë edhe përmbyllja e tekstit të deklaratës së pavarësisë që e kemi bërë në harmoni e bashkëpunim me miqtë tanë e SHBA. Paralele me këtë kemi pritur edhe shkrimin e deklaratës në një material që do t’i qëndojë kohës”.

Ky 18-vjetor i pavarësisë e gjen Kosovën në një moment delikat pasi për ish-krerët e UÇK-së, prokurori i gjykatës speciale ka kërkuar 180 vjet burg. Për ish-presidenti Sejdiu kjo

“Kjo pavarësi e 18-të sot ishte sa festë, por edhe një protestë masive për padrejtësinë që po bëhet në Hagë, ku është kërkuar 180 vite burg nga prokuroria për ish-kryeministrin dhe ish-kryeparlamentarin që firmosën pavarësinë. Unë mendoj se është vërtetë një gjendje që prek dhe që si e tillë ka shkaktuar reagime të arsyeshme të qytetarëve të Kosovës. Këto reagime që u panë edhe në protestën e sotme duke pasur parasysh se kjo është një periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme dhe një element i veçantë i kësaj është se janë akuzuar me barrë shumë të rëndë 4 personalitete të rëndësishme të proceseve tona dhe të luftës për lirinë e Kosovës”, theksoi ai në Ditarin me Pandi Gjatën në A2 CNN.

Lidhur me procesin në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Sejdiu tha se reagimet qytetare janë të kuptueshme dhe kërkoi drejtësi të bazuar vetëm në fakte, pa ndikime politike. Sipas tij vendimet duhet të jenë të drejta dhe të paanshme.

“Në mënyrën si janë paraqitur akuzat, ato mbështeten në një propagandë të hershme të Serbisë. Nuk është e qartë nëse parimi i prezumimit të pafajësisë po respektohet si udhëzues themelor për vendimin e gjykatës. Ka një qasje të padrejtë në ngarkesën e akuzave, pa i dhënë hapësirën e duhur mbrojtjes dhe të akuzuarve për paraqitjen e plotë të argumenteve të tyre. Është pozitive që ka vëmendje dhe presion ndërkombëtar për ta mbajtur procesin të ndërgjegjshëm për ndjeshmërinë e çështjes dhe për të marrë parasysh dokumentet e mbrojtjes. Vendimi duhet të jetë i arsyeshëm, i qetë dhe i bazuar vetëm në fakte, jo në përmbajtjen apo tonin e akuzave të deritanishme”, vijoi Sejdiu.

Nga studio e Ditarit me Pandi Gjatën në A2 CNN, ai i dërgoi një mesazh klasës politike aktuale që të ruajë marrëdhënie të forta me SHBA-në dhe BE-në, duke i cilësuar ato thelbësore për sigurinë, zhvillimin dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.

“Unë mendoj se Kosova duhet të jetë shumë e vetëdijshme me gjithë atë që ka pas në zhvillimet e deritanishme, por edhe zhvillime shumë më të hershme me rolin e veçantë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur dhe mbajnë ndaj Kosovës me ndihmën e drejtpërdrejtë të madhe dhe të pa llogaritshme do të thoja në kuptimin pozitiv të të gjithë asaj që është bërë në kohën, jo vetëm të bombardimeve, por edhe në fazën e hershme kur janë dhënë sinjalet e para se do të jenë mbështetëse të popullit të Kosovës dhe në fazat e mëvonshme Shtetet e Bashkuara, por dhe vendet e rëndësishme të Bashkimit Europian kanë pas një kujdes të jashtëzakonshëm në ndihmë apo në mbështetje të Kosovës dhe këtë e kemi të dokumentuar”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos