180 vite burg për “UÇK-në”, Haklaj: Po njolloset epopeja e lavdishme shqiptare

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2026, 22:02 | Aktualitet

180 vite burg për “UÇK-në”, Haklaj: Po njolloset

Studiuesi dhe ish-deputeti Azgan Haklaj, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN,

“Nuk është qëllim ndëshkimi i 4 drejtuesve të UÇK-së, por njollosja e kauzës së UÇK-së. Është një kërkesë politike për dënimin me 180 vite burg”, tha Haklaj.

Më tej, ai shtoi se “është një akuzë e përbashkët, kur në gjithë botën përgjegjësia është personale”.

“Edhe kur ka dalë UÇK-ja, në 1997, e kanë quajtur terroriste. Në 1998, e ka shpallur ndërkombëtarisht të njohur UÇK-në. SHBA e ka legjitimuar në Junik UÇK-në. Tani, në Hagë janë Hill, Clarke dhe Rubin që kanë mbrojtur këtë luftë, ndërkohë që Prokuroria në mënyrë arrogante merr dëshmitë e kafeneve, dëshmitë vulgare”, shpjegoi Haklaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos