
Monumenti “NEWBORN”, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së shtetit të Kosovës, pas përfundimit të ngjyrosjes, mbrëmjen e sotme është “burgosur” nga Gjykata Speciale.
Aktivistët e platformës “Liria ka emër”, e kanë rrethuar simbolikisht këtë monument me hekura, duke e kthyer këtë ikonë të lirisë dhe pavarësisë në një imazh burgu, shkruan A2.
Në rrethim është vendosur edhe tabela me logon e Dhomave të Specializuara, me mbishkrimin: “Kosova e burgosur!”, për të pasqyruar ndjenjën e padrejtësisë që qytetarët dhe Kosova po e përjetojnë përballë proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ndërkohë, nesër në Prishtinë, në 18-vjetorin e pavarësisë, mbahet protesta pro ish-liderëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë. (A2 Televizion)