“Prokuroria u mbështet në thashetheme” mbrojtja e Krasniqit paraqet argumentet përmbyllëse në Hagë

Nga Rosalba Bejdo
16 Shkurt 2026, 16:28 | Aktualitet

“Prokuroria u mbështet në thashetheme” mbrojtja e

Në dhomat e specializuara të Hagës vijon gjyqi kundër ish krerëve të uck, ku sot përfundon deklaratat e veta ekipi i mbrojtjes së Jakup Krasniqit.  Avokati i tij, Aiden Ellis tha se Prokuroria nuk ka vërtetuar krimet të cilat ja atribuon Krasniqit, në cilësinë e zëdhënësit të UÇK-së, shkruan A2 CNN.

Siç pretendon, prokuroria në mënyrë të gabuar ka bërë përpjekje që të lidhë praninë e Krasniqit në disa vende krimesh të pretenduara, me kryerjen e krimeve, pa dhënë ndonjë dëshmi apo provë të vetme. Avokati shton gjithashtu se  pretendimi i Prokurorisë se ai dhe anëtarë tjerë të UÇK-së ndanin qëllimin e përbashkët për të marrë dhe ushtruar kontroll në gjithë Kosovën, përmes kryerjes së krimeve, nuk qëndron nëse analizohen të gjitha provat.

“UÇK-ja lindi pas disa vjetëve të diskriminimit, dhunës dhe heqjes së plotë të mbrojtjeve institucionale dhe ligjore për shqiptarët e Kosovës”, pohon mbrojtja, raporton A2 CNN.

Sipas saj, prokuroria u mbështet në prova të dorës së dytë dhe thashetheme. Ndërkohë avokatja Alagendra Venka-Teswari në fjalën përmbledhëse në emër të mbrojtjes së Krasniqit, e cilësoi atë një figurë konstruktive dhe një prej aktivistëve më të mëdhenj për lirinë e Kosovës.

Të pranishëm në sallë ishin të 4 ish-eprorët e UÇK, që akuzohen për krime lufte dhe kundër njerëzimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos