Albin Kurti takon Lorik Canën

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2024, 18:20 | Aktualitet

Albin Kurti takon Lorik Canën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ish-kapitenin e Kombëtares Shqiptare të futbollit, Lorik Cana.

Sporti ishte në thelb të takimit Kurti-Cana, të cilët theksuan edhe njëherë rëndësinë e masivizimit të tij.

“Me Lorikun herën e fundit u patëm takuar këtë verë gjatë Kampionatit Europian të futbollit në Gjermani, në mbështetje të kombëtares shqiptare. Para pak ditësh, në Tiranë ai shfaqi dokumentarin për arbëreshët e Italisë. Shkëlqimi i tij në fushën e gjelbër si kapiteni ikonik i Shqipërisë, vazhdon me punët e mira që Loriku bën për promovimin e kulturës kombëtare shqiptare”, shkruan Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos