Sllovakia do të dërgojë 150 ushtarë pranë misionit të KFOR në Kosovës. Këtë fakt e ka bërë të ditur Presidenti i Sllovakisë, Robert Fico në një intervistë për median serbe, RTS.
Kreu i shtetit sllovak i cila nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, kë bërë me dije se nuk do të ndryshojë qëndrim për Kosovën në lidhje me statusin juridik të saj. Fico, i cili ka marrëdhënie shume të afërta me Aleksandër Vuçiç theksoi se Komuniteti ndërkombëtar ka një standard të dyfishtë për Kosovën.
“Sllovakia përmendet gjithmonë kur flasim për mendimin tonë për integritetin territorial. Për sa na përket ne nuk kemi çfarë të ndryshojmë. Pra, e thashë pikërisht në konferencën për shtyp, me presidentin. Ne na pyesin nëse do të ndryshojmë mendimin tonë, nëse duam ta shikojmë çështjen ndryshe, dhe unë gjithmonë përgjigjem jo. Nuk do t'i kthehem kurrë kësaj teme dhe sigurisht dua që ky problem të zgjidhet sa më shpejt. Kosova është shembull i atij standardi të dyfishtë. Kam informacionin se sapo i thashë presidentit Vuçiç se ushtarët sllovakë duan të kthehen në misionin e KFOR-it në Kosovë. Më vjen mirë që pala serbe e pranoi me mirëkuptim”, tha Robert Fico, President i Sllovakisë.
Fico ka përcaktuar edhe numrin e saktë të ushtarëve sllovak që do të vendosen pranë KFOR-it në Kosovë.
“Gjatë vitit të ardhshëm, grupi i parë, le të themi 60 ushtarë, duhet të vendoset atje dhe siç thashë më parë, duhet të jenë rreth 150 ushtarë. Ministri i Mbrojtjes ishte përgatitur dhe ishte pjesë e delegacionit tim në Serbi”, shtoi ai.
I pyetur në lidhje me politikën ndaj Ballkanit dhe Kosovës të administratës së re Trump, Fico theksoi se politika bazë e presidentit të ri amerikan do të jetë mbrojtja e interesave ekonomike të Amerikës. Për më tepër, mendoj se përfshirja e Amerikës në konflikte të ndryshme do të reduktohet. Dhe mendoj se angazhimi ndërkombëtar i administratës së Donald Trump do të jetë më i vogël në krahasim me demokratët që janë ende në pushtet, theksoi Robert Fico. (A2 Televizion)