Ambasadori Hargreaves viziton ushtarët britanikë që patrulluan në veri: Autorët të japin llogari

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2024, 16:58 | Aktualitet

Ambasadori Hargreaves viziton ushtarët britanikë që patrulluan

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar ushtarët britanikë të KFOR-it që kanë qenë duke patrulluar në veri të Kosovës.

Hargreaves ka thënë se Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë Kosovës në përpjekjet për t’u siguruar që infrastruktura kritike të jetë e mbrojtur dhe që autorët e sulmit në kanalin e Ibër Lepencit të japin llogari.

Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë Kosovës në përpjekjet për t’u siguruar që infrastruktura kritike të jetë e mbrojtur dhe që autorët të sillen para drejtësisë.

Vizitova sot ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar që kanë qenë duke patrulluar në veri të Kosovës si pjesë e Forcës së NATO-s në Kosovë – në përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur mandatin e KFOR-it për një mjedis të qetë dhe të sigurt në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Hargreaves. Ai ka publikuar edhe disa fotografi nga vizita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos