Ambasadori i SHBA-së dhe i Shqipërisë bëjnë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku

Nga Tomorr Avdia
24 Shtator 2024, 12:27 | Aktualitet

Ambasadori i SHBA-së dhe i Shqipërisë bëjnë homazhe te

Ambasadori i  Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë homazhe te varri i Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij. Pjesëmarrës ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Ndërsa, pas vizitës te familja, edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te varri i heroit.

Përveç tyre, homazhe kanë bërë edhe ministra të Qeverisë së Kosovës, deputetë të Kuvendit, zyrtarë të EULEX-it, e qytetarë të shumtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos