“BE refuzoi të njohë Kosovën”, Rusia komenton deklaratën e Kallas për Groenlandën

Nga Rosalba Bejdo
22 Dhjetor 2025, 23:06 | Aktualitet

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, komentoi deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, e cila kritikoi Trumpin për pikëpamjet e tij mbi Groenlandën.  

Zakharova shfrytëzoi rastin për të hequr sërish paralele me Kosovën, duke thënë se të njëjtat standarde duhet të zbatohen edhë në këtë rast, shkruan A2.

“Ne vazhdojmë të shprehim solidaritet me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është një territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës. Çdo ndryshim në këtë status mund të vendoset vetëm nga qytetarët e këtyre vendeve. Ne presim që të gjithë partnerët tanë të respektojnë sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial dhe t'u përmbahen detyrimeve të tyre ndërkombëtare, në veçanti atyre të sanksionuara në Kartat e OKB-së dhe NATO-s", citoi Zakharova fjalët e Kaja Kallas.  

Zyrtarja ruse theksoi më tej se Rusia e konsideron këtë deklaratë si refuzim nga BE për të njohur pavarësinë e Kosovës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos