Bashkimi Europian i bëri thirrje kuvendit të Kosovës të miratojë projektligjin për liritë fetare përmes së cilit rregullohet statusi i Kishës Ortodokse Serbe.
“Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e kuvendit që të mbështesin miratimin e tij”, u shpreh zëdhënësja Anita Hiper në një konferencë për gazetarët në Bruksel.
Në marrëveshjen e Ohrit Kosova dhe Serbia janë dakorduar që të palët të zyrtarizojnë statusin e Kishës ortodokse serbe.
“Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës ortodokse serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese europiane”, thuhet ndër të tjera në Nenin 7 të marrëveshjes së 27 shkurtit 2023. (A2 Televizion)